Drejtoresha e re rajonale në Bankën Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor, Linda Van Gelder është duke qëndruar në Republikën e Maqedonisë prej më datë 25 deri më datën 28 të këtij muaji.

Siç kumtoi zyra e Bankës Botërore në Shkup gjatë vizitës së saj do të takohet me përfaqësues të Qeverisë dhe faktorë të tjerë në vend me qëllim që të njoftohet me prioritetet e Qeverisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.

Ajo, gjithashtu, do të bisedojë për sferat lidhur me mbështetjen aktuale dhe të ardhshme të Bankës Botërore, me fokus në shërbimet financiare dhe analizat të cilat mund të mbështeten gjatë dy viteve të ardhshme.

Van Gelder është emëruar drejtoreshë e re e përgjithshme për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korriku 2017 dhe do ta udhëheq dialogun për politika me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të mbështetjes së prioriteteve reformuese dhe angazhimeve për qasjen e tyre ndaj Bashkimit Evropian. Ajo vjen në vendin e Elen Goldstin e cila ishte drejtoreshë rajonale prej vitit 2013.

Para shkeljes në këtë pozitë, Van Gelder ishte drejtoreshë e sektorit për strategji dhe projekte për rritje të qëndrueshme, financa dhe institucione, në kompetencë të së cilës janë praktikat globale të Bankës Botërore për makroekonomi dhe menaxhment fiskal, financa dhe tregje dhe konkurrencë, varfëri dhe barazi dhe menaxhim.

T mobile In article [4]

Programi vijues i Bankës Botërore në vend përfshin portfolion aktive e cila përbëhet prej shtatë projekteve investuese, në shumë prej 348,9 milionë dollarë. Mbështetja e Bankës Botërore fokusohet në sferën e infrastrukturës rrugore duke e përfshirë edhe sigurinë në rrugë dhe rezistencën ndaj ndryshimeve klimaterike, shërbimeve komunale, mbrojtjen sociale, arsimin, aftësitë dhe inovacionet dhe konkurrencën në turizëm.