Në fund të gjysmës së parë të vitit janë grumbulluar të ardhura tatimore për 3,16 për qind më pak nga parashikimi, informoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska.

Ajo shprehu besimin se në fund të vitit kjo do ta korrigjohet dhe se do të dalin me rezultate të shkëlqyeshme.

Sipas saj është për t’u lavdëruar se te kontributet është vërejtur pagesa për 3 për qind më shumë në krahasim me vitet paraprake.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, tha se pagesa më e vogël e tatimeve ka të bëjë me situatën e keqe ekonomike, vakumin që u krijua deri te formimi i Qeverisë së re.

“Kjo nuk është asgjë tragjike, megjithatë dëshirojmë të punojmë në dobi të qytetarëve dhe mbushje të arkës së shtetit që jetesa të jetë më e mirë për të gjithë njerëzit në RM”, theksoi Lukarevska.

Për kthimin e TVSH-së theksoi se është bërë në dy raste. “Bëjmë përpjekje maksimale për të kapur një vazhdimësi në pikëpamje të kthimit të TVSH-së, tha Lukarevska,

Në lidhje me projektin e paralajmëruar për kthimin e 15 për qind të Tatimit të Vlerës së Shtuar te qytetarët, tha se po bëhen analiza dhe se pritet të fillojë në vitin 2018.