Vuk Drashkoviç, udhëheqësi i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe kishte theksuar se ka ardhur koha që Serbia dhe serbët të mësojnë të vërtetën.

“Nuk ka asnjë serb i vetëm që është gjykuar në Hagë, dhe që në sytë e shumicës dërrmuese të njerëzve nuk është hero. Sllobodan Millosheviç është përgjegjës për politikën e humbjeve të tmerrshme dhe krimet. Ministrat e adhurojnë atë edhe në varr dhe thonë për të se ishte zgjedhur nga vetë Perëndia”, ka thënë ndër tjera Drashkoviç.

Drashkoviç thekson se po heshtet në lidhje me të vërtetën, dhe se shumica e krimeve në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë janë kryer nga pala serbe.

Ai thekson se Serbia duhet të pranojë humbjen dhe se asgjë nuk mund të justifikohet.

“Politika e re duhet të pastrohet nga politika e mëparshme e disfatës dhe krimit dhe të gjitha armiqësitë e luftës duhet të kthehen në miqësi. Këtë e kanë bërë gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore dhe e shohim se ku janë sot. Këtë duhet ta bëjë edhe Serbia.

T mobile In article [4]

Serbia duhet që armiqësinë me shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët ta shndërrojë në miqësi. Sigurisht ende ka dhimbje për viktimat e bombardimeve të NATO-s, por numri i këtyre viktimave është shumë më i vogël se sa të themi, numri i viktimave të vrarë nga bombat serbe vetëm në Sarajevë. Për tre vjet, janë vrarë afër 12.000 civilë, nga të cilët më shumë se 2.000 fëmijë”, ka deklaruar Drashkoviç.