Gjendja momentale hidrologjike në Maqedoni është stabile me nivelin e ujit  të lumenjve  të cilët janë shumë të ulët dhe nën vlerën mesatare për këtë periudhë të vitit. Nga ky aspekt rrjedhat më të mëdha dhe pellgjet e tyre kanë kapacitet të mjaftueshëm për pranimin e reshjeve  që janë paralajmëruar  dhe tani për tani janë të sigurta në pikëpamje të daljes së tyre nga shtrati apo përmbytjeve lokale, njoftuan sot në mëngjes nga Drejtoria e Punëve Hidrometrologjike.

Sipas parashikimit të sinoptikëve janë paralajmëruar reshje të shiut lokale  me intensitet (në disa vende edhe mbi 30 l/m2) kështu që mund të paraqesin rrezik për rrjedhat e  vogla  me pellgje të vogla lumi.

Sipas parashikimit të sinoptikëve reshjet e shiut priten që të jenë më të rrëmbyeshme dhe më intensive në pjesët juglindore të vendit  kështu që  apelojnë për kujdes tek lumenjtë më të vegjël në pjesën e masivit të Kozhufit (lumi Boshavë, Doshnicë, Kovanskë, Sermenskë, Konjska dhe Petrova) në luginën e Gjevgjelisë -Vallandovës (pellgjet e lumit  Anska, Poganska dhe Luda Mara), në pellgun e lumit Strumicë rrjedha e ujit në pjesën e maleve të Malleshevisë dhe Ograzhdenit si dhe në pellgun e lumit Bregallnica.

Nga DPHM thonë se nëse reshjet e shiut janë më intensive dhe të përqendruara në mjediset urbane mundet që të krijohet  rrjedhje  e shpejtë në disa vende ku rrjeti atmosferik i kanalizimi nuk ka  fuqi të madhe lëshimi dhe kapacitet për këto lloj reshjesh intensive të shiut.

Gjatë natës në pjesët juglindore  priten reshje të rrëmbyeshme lokale dhe për këtë DPHM paralajmëron lëvizje të kujdesshme afër lumenjve të vegjë ku pritet  ardhja e shpejtë e ujërave dhe mund të ketë rrezik për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut dhe shembjeve. Veçanërisht, siç theksojnë, duhet të kihet kujdes në lokacionet ku rrjedhat e ujit  priten nga rrugë dhe kalime të ndryshme dhe ku ka çfarëdo lloj ngushtimi të drejtimit të ujit.