“Jam këtu për të dhënë kontributin tim maksimal”. Me këto fjalë është prezantuar blejra më e re e Juventusit, Douglas Costa përpara telekamerave.

Braziliani në konferencën e tij për shtyp është shprehur se me transferimin te bardhezinjtë ai ka bërë zgjedhjen e duhur.

Gjithashtu ai shtoi  se impenjimi i tij me fanellën e “Zonjës së Vjetër” do të jetë maksimal në të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë kampionët e Italisë.

Juventusi është një skuadër shumë e fortë. Më ka pëlqyer gjithmonë të shihja teksa ata luanin. Kur mora vesh se mund të transferohesha këtu, u gëzova shumë. Jam i bindur se ndodhem në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën. Champions League-n nuk e kam fituar kurrë, por besoj se me Juventusin do ta arrij këtë trofe”, ishte deklarata e parë si juventin e Douglas Costa.