Ditën e sotme janë “ndezur” sërish spekulimet për transferimin e Douglas Costas tek Juventus, por sërish të gjitha mediat me informacione të ndryshme.

Nga Italia flitet për një huazim me detyrim blerjeje 10+30 milionë euro + bonuse, Sky Sport në Gjermani del i bindur që marrëveshja është drejt fundit për blerje direkte 35 milionë + bonuse.

Costa nuk ka luajtur rregullisht në sezonin e fundit në ‘Allianz Arena’ e prandaj e ardhmja e tij mund të jetë me shumë mundësi në Torino.