Ankesat ndaj vendimet e sjella nga Gjykata e Apelit Shkup me të cilët është caktuar masë paraburgim për tre të akuzuarit në rastet “Target” dhe “Fortesa”, Goran Grujovski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski, janë pranuar në Gjykatën Supreme.

Nga Gjykata për MIA-n informojnë ankesat janë dërguar për përgjigje deri te Prokuroria Speciale Publike dhe se pas kompletimit të lëndëve këshilli pesëanëtarësh të Gjykatës Supreme do të vendosë për to.

Gjykata e Apelit Shkup më 17 korrik e pranoi ankesën e PSP-së, dhe i ndryshoi vendimet e shkallës së parë të Gjykatës Penale, dhe për shkak të sigurimit të pjesëmarrjes së të akuzuarve në procedurën penale u caktoi masë paraburgimi Grujovskit, Jakimovskit dhe Boshkovskit.

Global