Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka publikuar një video ku gjendet në botën e keçit duke grushtuar një person, i cili fshihet nën logon e rrjetit mediatik CNN.

Edhe pse e montuar, Trump arriti të akuzohet rëndë për dhunë ndaj gazetarëve menjëherë pas postimit të saj në rrjetin social Twitter.

“Lajmet e mashtrimeve,”, ishte teksti me të cilin shoqëroi pamjet. Gjatë kësaj kohe ai është kritikuar nga partia Republikane e Demokrate për postimet e tij, por kjo bëri që ai të vazhdojë më tej.

Duket se ai nuk ka marrëdhënie të mira me median, pasi në një fjalim ka thënë: “Mediat false po mundohen që të na bëjnë të heshtim, por ne nuk do ta lejojmë. Mediat false u munduan të na ndalojnë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Por unë jam president, dhe ata nuk janë.”