Konsumimi i përditshëm i domates zvogëlon përgjysmë zhvillimin e kancerit të lëkurës, tregon një hulumtim i Universitetit në Ohajo.

Konsumimi i përditshëm i domates zvogëlon përgjysmë zhvillimin e kancerit të lëkurës, tregon një hulumtim i Universitetit në Ohajo.

Studimi i ri, i cili tregon se si ndikon ushqimi në rrezikun e kancerit të lëkurës, është publikuar në revistën”Scientific Reports”, transmeton KosovaPress.

Nga ky studim rezulton se gjysma e minjve, ushqimi i të cilëve ishte dhjetë për qind i përbërë nga pluhuri i domates gjatë 35 javëve, pas ekspozimit në rrezet ultraviolet ishin prekur përgjysmë më pak nga kanceri i lëkurës në krahasim me minjtë, të cilët nuk kishin konsumuar domate.

Shkencëtarët konsiderojnë se për këtë meritorë janë pigmentet karotenoide, të cilat i japin ngjyrën domates, ndërsa lëkurën e mbrojnë nga rrezet UV. Në këtë rast kryesisht bëhet fjalë për likopenin.

Ndryshe, shkencëtarët aktualisht janë duke hulumtuar se cilët përbërës të domates ndikojnë në shëndetin e zemrës.