Giorgio Chiellini thotë se Juve do të ndjejë mungesën e Bonuccit.

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se do t’i mungojë shumë Leonardo Bonucci, i cili u transferua te Milani për 42 milionë euro.

 “Bonucci? Mirë apo keq, ai ka qenë së bashku me mu për një kohë të gjatë. E kam parë atë më shumë se Gigi Buffon, Andrea Barzagli dhe çdo tjetër, duke përfshirë edhe familjet tona në këto shtatë vitet e fundit”, tha Chiellini.

“Do të më mungoj shumë në aspektin njerëzor, ndoshta një tjetër mbrojtës do të arrijë që do të na ndihmoj të forcojmë mbrojtjen”.

“Ishim pesë mbrojtës, tani jemi katër, me karakteristika të ndryshme, që sinqerisht kjo më bën të shqetësohem”, theksoi mes tjerash mbrojtësi i Zonjës së Vjetër. /

Global