Në kardiokirurgjinë e spitalit “Vito Fazzi” në Itali, familjarët e një pacienti shqiptar kanë nisur të dhunojnë me shkelma dhe grushte stafin mjekësor në mënyrë brutale. Situata degjeneroi deri në atë pikë sa mjekët u mbyllën në një dhomë për t’i shpëtuar dhunës.

Shkak për ngjarjen u bë vdekja e një shqiptari në këtë spital, që sipas familjarëve ishte faji i mjekëve sepse nuk ishin kujdesur për të në njëjtën mënyrë që do të kujdeseshin për një shtetas italian.

Ju duhet të vdisni, si vdiq babai im,-thuhet se kanë ulëritur shqiptarët, të cilët kanë akuzuar për racizëm bluzat e bardha duke u fajësuar ata për pakujdesinë e treguar ndaj babait të tyre i cili sapo kishe kryer operacion në zemër.

Operacioni i shqiptarit kishte rezultuar i suksesshëm por sapo kishte rënë në gjumë ai kishte ndërruar jetë.

Ju nuk keni bërë kujdesin e duhur për shkak se ai ishte nga Shqipëria, në qoftë se do të ishte nga Italia nuk do të kishte vdekur-kanë thënë shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Pritet që autopsia të përcaktojë shkaqet e vdekjes së shqiptarit.