Katër persona shtetas të Shqipërisë janë ftuar për bisedë informative në stacionin policor të Strugës lidhur me zjarret e fundit në deponinë e Strugës. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski për Alsat konfirmoi se për momentin po zhvillohen biseda rreth përfshirjes së tyre eventuale në ndezjen e zjarreve. Deponia edhe sot lëshon tym ndërsa banorët në qytet dhe zonat përreth nuk mund të marrin frymë.

“Fëmijët kanë ardhur, por çfarë të shohin, e shohin deponinë, nuk duan të kthehen, si të kthehen në këtë tym”, tha një qytetar.

“BDI është me vite në pushtet, por deri sot nuk ka bërë asgjë. Kur BDI ishte në pushtet e solli deponinë në moçal. Moçali nuk është për deponi. Moçali është për fryte për popullin”, u shpreh një qytetar.

Edhe hotelierët thonë se vazhdimisht arrijnë reagime tek ata nga turistët e huaj.

Mjaft mysafirë reagojnë, sidomos në disa ditët e fundit. Ndjehet erë dhe tym si dhe presion në fyt. Kërkojnë prej neve që të reagojmë, të fiket deponia ose në të kundërtën do të largohen nga hoteli – dekalroi Ana Jançeva- Hotel Drin.

T mobile In article [4]

Problemi me deponinë e Strugës kulim e arriti këtë verë ndërsa pushteti qendror dhe ai lokal assesi të gjejnë as zgjidhje të përkohshme dhe as afatgjate. Nga sektori joqeveritar paralajmërojnë protestë ekologjike në qytet./alsat-m