Zyrtarët e shëndetësisë në Australi kanë një paralajmërim për prindërit në mbarë botën: lazerët nuk janë lodra, transmeton Gazeta Monitor.

Korporata e Transmetimeve Australiane njoftoi se një adoleshent i Tasmanisë kishte humbur 75 për qind të vizionit të tij si rezultat i ndezjes së një treguesi me lazer në sytë e tij.

Si rezultat, optometristët po paralajmërojnë prindërit për rreziqet që lidhen me diçka që shumë persona e konsiderojnë vetëm si lodër, transmeton Gazeta Shneta.

Një adoleshent dëmtoi përgjithmonë sytë me një indikator me lazer, gjë që ka bërë që optometristët t’i bindin prindërit që t’i mbajnë larg fëmijëve lazerët.

Optometri Ben Armitage u thirr për t’i përcaktuar shkaqet e verbërimit të 14-vjeçarit.
T mobile In article [4]

“Ai erdhi të më vizitoj dhe në mbrëmjen e së premtes ai mori një stilolaps lazer, dhe për fat të keq e ndriçoi atë në sytë e tij për një periudhë shumë të shkurtër kohe.”, tha Armitage për ABC News.

Lazeri i shkaktoi djaloshit humbje të shikimit nga 75% në të dy sytë.

“Ai ka arritur të djegë retinën, pjesën e pasme të syrit pranë një zone të quajtur makular”, shpjegoi Armitage.

Megjithëse thuhet se adoleshenti nuk ndjeu asnjë dhimbje në kohën e incidentit, vizioni i tij u prek pothuajse menjëherë.