Njëzet e pesë vjeçari shtetas gjerman vdiq mbrëmë në një klub nate në Prilep. Djali ka qëndruar në fshatin Debresh në Dollnen.

Si policisë, mbrëmë rreth orës 4 pas mesnate në një klub nate në Prilep iu përkeqësuar gjendja personit me inicialet E.M. (1992), shtetas i Republikës Federale të Gjermanisë, përcjell TetovaSot. Ai me autoambulancë është transferuar në Spitalin klinik në Prilep, ku është konstatuar vdekja e tij.

Ekipi i SPB të Prilepit ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të ndjerit do të bëhet autopsi./TetovaSot