Këngëtarja me seksi shqiptare e dekadave të fundit, Çiljeta Xhilaga, ka mbetur sot e befasuar nga djali i saj i vogël Fernandon. Ndërsa po argëtohej me të, duke e pyetur:

Çiljeta: “Kë do më shumë ti nga të gjithë?

Fernando: “Mamin”.

Çiljeta: “Me kë do të rrish ti gjithë jetën”.

Fernando: “Me Mamin”.

Çiljeta: “S’do rrish me nusen?

Fernando: “Me Cocon…?”

Çiljeta: “Me Cocon? Se ka edhe një nuse ky, Cocon, gocën e Inisit (Inis Gjonit). Kë do më shumë, mua apo Cocon…?

Fernando: “Cocon…”.

Çiljeta: “Uaaauuuu…!”

Fernando: “…Mamin!”.

Çiljeta: “Ça the…?!”

Fernando: “Mamin…”

Çiljeta: “Aaaa mashtrues, mashtrues i vogël….!”

Ky ishte dialogu interesant nënë e bir.; Ndërkohë që vihet re gjatë videos se Çiljeta ka ndryshuar sërish pamjen e saj. Ndryshimet që ajo bëri vitin e shkuar bënë një bujë të madhe mediatike, pasi ishin të dukshme dhe e ndryshuan bukuroshen shumë. Por Çiljeta ka bërë një tjetër ndryshim, i cili ka kaluar pa u vënë re nga njerëzit deri në videon e fundit.

Këngëtarja ka vendosur një aparat për drejtimin e dhëmbëve por asnjë deri më tani nuk e kishte vënë re. Por në videon e fundit për emisionin “Lart e Poshtë”, ajo e zbuloi padashje këtë detaj duke folur me Fernandon e saj.