Dy persona e kanë humbur jetën dhe dy të tjerë me lëndime të rënda përfunduan në Spitalin e Shtipit, pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Koçani-Dellçevë, transmeton njoftojnë mediat lokale.

Siç transmeton Gazeta Express, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe në të janë përfshirë 4 makina.

“Për fat të keq, në vendngjarje nga lëndimet e brendshme vdiq 70-vjeçari S.J. nga Dellçeva, ndërsa 61-vjeçarja D.A., gjithashtu nga Dellçeva, me lëndime të brendshme dhe fraktura në duart dhe këmbët vdiq në Spitalin klinik në Shtip. Djali i saj dhe nusja me lëndime të rënda janë ndalur në Qendrën klinike, ndërsa dy përsosna të tjerë janë me lëndime më të lehta”, deklaroi udhëheqësi i emergjencës, Goce Stojmenovski.

Sipas informatave të para aksidentin e ka shkaktuar një makinë e cila me shpejtësi të madhe është kyçur në rrugën rajonale nga një rrugë anësore nga një lagje në hyrje të Dellçevës