Dëshmitarët kishin dëgjuar një zë të një fëmije të frikësuar, duke kërkuar falje, dhe një burrë duke bërtitur e duke kërkuar një këpucë. Koka, qafa dhe trupi i Aleksit, ishin të mbuluara me shenja nga rrahja e llahtarshme nga njerku i tij.

Një burrë i cili kishte rrahur deri në vdekje djalin 5-vjecar të së dashurës së tij vetëm se kishte humbur këpucën e tij, u dënua me burgim të përjetshëm.

Marvyn Iheanacho, 39 vjeçar, u kaplua nga zemërimi dhe e rrahu brutalisht vogëlushin e së dashurës së tij në një park në juglindje të Londrës, transmeton Express.

Gjykatësi  që e dënoi kishte thënë se vrasësi i fëmijës ka një karakter të atillë që e e çon anë në humbjen e kontrollit dhe mbireagimit, por kjo nuk e shpëtoi atë nga dënimin me burg të përjetshëm, sepse rrahu për vdekje një vogëlush, me një arsye krejt të kotë.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur më 20 nëntor të vitit të kaluar kur djali i vogël, në një park kishte humbur këpucën e tij. Për këtë njerku i tij e kishte rrahur duke e lënë  me lëndime të rënda trupore.

T mobile In article [4]

Aleksi, përjetoi lëndime të rëndë në kokë dhe në spital. Ai vdiq dy ditë më vonë në spital.  Këpuca, shkaku i vdekjes së tij, u gjet më vonë nga policia.

Vrasësi e mori djalin pandjenja dhe me një taksi e dërgoi në banesën e nënës së tij edhe pse kishte spitalin vetëm pesë minuta larg.

Ai sulmoi edhe të dashurën e tij, kur ajo provoi të thërras ambulancën, megjithatë ajo arriti të marrë telefonin kur pa se djalit të saj po i përkeqësohet gjendja. Tanimë e gjithë fytyra e tij ishte e tëra e mavijosur, ndërsa frymëmarrja pothuajse i ishte ndalur.

Pas përpjekjeve të shumta të doktorëve për ta mjekuar, ai kishte vdekur dy ditë më vonë, më 22 nëntor.

Gjykatësi ka thënë se vrasësi edhe më herët kishte qenë i dhunshëm, por pa pasoja aq të rënda si kjo e pesëvjecarit. Ai humb kontrollin lehtësisht dhe për këtë asnjëherë s’kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

I dënuari kishte provuar të jap deklarata të rrejshme, fillimisht mjekëve e më pas edhe policëve, të gjitha këto për t’u shfajësuar.

Sipas gjykatësit, ai ka humbur kontrollin, dhe nuk ka pasur madje as arsye për t’u vetëmbrojtur, pasi para vetës ka pasur një vogëlush të pafuqishëm, ndaj të cilit ka përdorur dhunë, aq sa edhe i ka sjellë vdekjen.