Një djalë 13-vjeçar është martuar me të dashurën e tij shtatëzanë në një fshat të Kinës. Të sapomartuarit, në të njëjtën moshë, jetojnë në Ding’an të provincës Hainan dhe nusja ishte 5 muajshe shtatëzanë kur dasma u zhvillua, sipas mediave kineze.

Kjo ngjarje ka ngjallur shumë polemika. Pas publikimit të videos, çifti shihet i veshur me kostume të kuqe duke ndjekur zakonet kineze të martesës, shumë njerëz shprehën shqetësimin e tyre duke thënë ata ishin shumë të vegjël për tu kujdesur për veten e tyre, jo më për njëri-tjetrin. Si edhe shprehën shqetësimin se njerëzit jetojnë ende me zakone të kaluarës, ku prindërit kanë si prioritet kryesor të martojnë fëmijët e tyre dhe jo ti edukojnë.

Mosha ligjore e martesës në Kinë është 20 për gratë dhe 22 për burrat. Shumë nga çiftet adoleshente janë fëmijë të lënë pas dore nga prindërit e tyre, të cilët jetojnë dhe punojnë në qytete të mëdha mijëra kilometra larg shtëpisë, raporton Xinhua. Fëmijët zakonisht rriten me gjyshërit dhe nuk u jepet edukimi i duhur seksual.

 

Global

https://www.youtube.com/watch?v=KKzs-YUBfto

T mobile In article [4]