Djali i të vejes Sally Jones refuzon të largohet nga baza ushtarake e IS’it për shkak të trushpëlarjes që i është bërë nga fanatikës islamikë.
Ish-këngëtarja Jones, 50 vjeçe është deklaruar se ajo ndjehet e dëshpëruar për ta lërë bazën e IS’it në Raqqa përpara sulmit të udhëhequr nga Amerika dhe forcat e koalicionit.
Por biri i saj Jo-Jo i futur në Siri tre vjet më parë nga Jones dhe i dashuri i saj Junaid Hussain është duke refuzuar për t’u larguar, shkruan “The Sun”, transmeton Periskopi.
Një mik i Jones tha “Jo-Jo ishte vetëm një fëmijë i zakonshëm kur e mori atë për Siri nga shtëpia e saj e qytetit të Kent’it”. “Ajo e shkatërroi të gjithë atë”, u shpreh ndër të tjera ai.
Djali i riquajtur tashmë nga Jo-Jo në Ham-za u është shpëlarë truri nga fanatikët islamikë, dhe thuhet se ai ka ekzekutuar disa të burgosur.
I dashuri i Jones, Hussain 21 vjeç thuhet se është vra në një sulm ajror të ShBA’s.