Komisioni kuvendor për shëndetësi sot e vazhdoi debatin për Propozim-ligjin për veprimtari të mjekëve në lexim të parë, i parashtruar nga grupi  deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Jagoda Shahpaska nga LSDM-ja tha se nga viti 2010 e deri më tani, Ligji për mbrojtje shëndetësore është ndryshuar 14 herë, ndërsa vetëm nga viti 2012 e deri më tani, 12 herë. Për këtë arsye, siç tha, konsiderojnë se fillimisht duket të bëhet analizë esenciale gjithëpërfshirëse me inkuadrim të të gjithë palëve të involvuara në miratimin e këtij ligji, madhe pas kësaj ta përpunojnë dhe propozojnë Ligjin për veprimtari të veprimtarisë së mjekëve.

“Argumentet kryesore në propozimin e Ligjit ishin që të rritet paga e mjekëve dhe të pengohet imigrimi i mjekëve. VMRO-DPMNE-ja kishte 11 vite qeverisje, periudhë në të cilën mund të krijonte dhe implementojë  politikat në shëndetësi, duke përfshirë edhe përmirësim të pagave të punonjësve shëndetësorë. Kjo kërkesë për aq rritje të shpejtë të të ardhurave personave  është e pamundur”, theksoi Shahpaska.

Theksoi se implikimet financiare të parapara në Propozim-ligjin  e parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja në nivel vjetor janë aq sa është buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Ky propozim-vendim ligjor, potencoi Shahpaska, është joserioze dhe pyeti se nëse imigrimi i mjekëve po ndodh vetëm këtë vit.

Ajo tha se në programin zgjedhor dhe qeveritar qëndron se vitin e parë të qeverisjes së Qeverisë së re do të rriten pagat e mjekëve për 15 për qind, që deri në fund të qeverisjes katërvjeçare në vitin 2020 pagat e punonjësve shëndetësorë në shëndetësinë terciare për specialistë të jetë 100.000 denarë.

Sipas saj, duhet të ketë kujdes më të madh rreth cilësisë së ilaçeve, ndërsa pjesa më e madhe e shërbimeve të praktikohen në shëndetësinë publike.

Vesna Pemova nga VMRO-DPMNE-ja tha se përgatitja e një Ligji të ri për mbrojtje shëndetësore, të cilin dje në seancën e Komisionit e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, është arsye që menjëherë t’i qasen asaj që e kanë premtuar LSDM-ja.

Debati për propozim-ligjin për veprimtari të mjekëve është ndërprerë me kërkesë të anëtarëve të Komisionit të cilët dëshironin të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Vazhdimi i seancës së Komisionit për shëndetësi në mënyrë plotësuese do të caktohet