Nobelistit Kinez Liu Xiaobo I është dhënë lamtumira e fundit me një ceremoni familjare të thjeshtë. Ai ndërroi jetë për shkak të kancerit me 13 korrik.

Disidentit nobelist kinez, Liu Xiaobo i është dhënë lamtumira e fundit. Hiri i tij u hodh në det pas një ceremonie mortore familjare në qytetin Shenjan.

Media shtetërore Kineze bëri me dije se në ceremoni morën pjesë miqtë dhe bashkëshortja e tij.

Liu, 61 vjeç, i diagnostikuar me kancer në mëlçi, vdiq të enjten, më 13 korrik. Në ceremoninë mortore u luajtën dhe simfoni të Moxart.

Grupet e të drejtave të njeriut i kërkuan qeverive të ushtrojnë presion ndaj autoriteteve kineze për të liruar bashkëshorten e Xiaobo, Liu Xia nga arrestimi shtëpiak dhe për ta lejuar atë të lëvizë e lirë.

Ajo vuan nga zemra dhe depresioni.

Artistja, poetja dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut është mbajtur në izolim dhe nën vëzhgim të rreptë nga autoritetet kineze, pasi bashkëshorti i saj, Liu Xiaobo u vlerësua me çmimin Nobel të Paqes në 2010.

Ajo është bashkautor i “Charter ’08”, një dokument i nënshkruar në 2008 nga 300 intelektualë që bënte thirrje për një shtet të lirë, demokratik dhe kushtetues në Kinë.