ekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot nga e diela deri të martën do të arrijë për vizitë në Maqedoni dhe Serbi.

“Ishte koha që tejkalohen bllokadat në IRJM. Politikanët përgjegjës e sollën vendin në një situatë shumë të vështirë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresuese nga qeveria e re. Kryeministri Zaev tha qartë se dëshiron që në mënyrë themelore të merret me integrimin në BE dhe se është sinqerisht i interesuar për pajtim rajonal”, thuhet në informacionin nga MPJ-ja gjermane para vizitës, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Rot, fillimisht do ta vizitojë Beogradin dhe pastaj do të arrijë në Shkup. Në Beograd do të ketë takim me kryeministren Ana Brnabiq, si dhe me ministren e Eurointegrimeve, Jadranka Joksimoviq. Rot do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit proqeveritar në Serbi.

Fokusi i përgjithshëm i udhëtimit është rruga evropiane e Serbisë. Reformat e mëtutjeshme veçanërisht të qeverisjes së të drejtës, lirisë së mediave, demokracisë janë ndër detyrat kryesore të qeverisë së re. Përparimi në normalizimin me Kosovën është i obligueshëm. Me këtë udhëtim, ministri gjerman për Evropën dëshiron ta inkurajojë Serbinë të vazhdojë në mënyrë konsistente ta shtyjë integrimin evropian.

“Pas Beogradit, Rot udhëton për në Shkup ku qeveria e re e filloi punën e saj pas zgjedhjeve në dhjetor, Formimi i qeverisë ishte i gjatë dhe i rëndë”, thuhet në informacionin nga MPJ-ja gjermane në të cilin nuk theksohet me kë do të takohet diplomati gjerman në Maqedoni.

Mihael Rot është njëri prej diplomatëve më me ndikim në MPJ-në gjermane, ai është anëtar i socialdemokratëve gjermanë dhe një prej bashkëpunëtore më të afërt të ministrit të Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel, i cili është pjesë e fushatës së SPD-së për zgjedhjet federale të caktuara për në shtator, ndërsa merr pjesë edhe enë meditimin ndërkombëtare për krizën në Katar.

Comments are closed.