Partia më e madhe opozitare, VMRO DPMNE kërkon që Kryetari i Kuvendit edhe një herë urgjentisht të thirr seancë për shqyrtimin e Marrëveshjes për fqinjësi midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Pas deklaratës së ministres së jashtme bullgare se marrëveshja është finalizuar dhe nuk mund të ndryshohet më, VMRO-ja hedh dyshime mbi prononcimin e kryeministrit Zoran Zaev ditë më parë kur tha se marrëveshja është akoma në fazën e përpilimit. Sipas VMRO-së nëse kjo marrëveshje është e mirë nuk ka arsye për ta fshehur. LSDM-ja nga ana tjetër iu kundërpërgjigj opozitës duke thënë se marrëveshja nuk cenon interesat shtetërore.

“Sipas nesh, nëse nuk merren parasysh vërejtjet përmbajtjesore që ia dhamë Kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev, atëherë kjo Marrëveshje do të jetë e dëmshme për Republikën e Maqedonisë. Nga këtu, tërësisht qartë dhe në mënyrë precize kërkojmë nga zotëri Talat Xhaferi të mos e shtyjë procedurën e thirrjes së seancës urgjente për shkak se në këtë mënyrë do të jetë pjesëmarrës në proces që është i dëmshëm për popullin maqedonas dhe për Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

Global