Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, e ka shpalosur qëndrimin e partisë së tij në lidhje me planin e Qeverisë Zaev ”3-6-9” për reforma.

Në seancën e Komisionit për çështje evropiane, Dimovski tha se OBRM-PDUKM-ja nuk do ta mbështetë këtë plan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Nuk do ta pranojmë tërë planin. Kërkojm diskutim për secilën pikë të planit 3-6-9”, tha Dimovski.

Ai gjithashtu u ankua se opozita nuk ka qenë e përfshirë në përgatitjen e këtij plani, siç tha, nuk ka qenë praktikë e deritanishme në përgatitjene planeve të këtij lloji.