Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot pati takim me Koordinatoren rezidente të KB-së, Luiza Vinton me të cilën janë këmbyer mendime për bashkëpunimin e deritanishëm me agjencitë e KB-së të pranishme në Maqedoni.
“Bashkëbiseduesit folën për implementimin e Kornizës për bashkëpunim zhvillimor të KB-së (UNDAF) titulluar si: ‘Partneritet për zhvillim të qëndrueshëm: Strategjia e KB-së për Republikën e Maqedonisë për periudhën 2016-2020’, për prioritetet e Qeverisë dhe reformat në kontekst të proceseve integruese evropiane dhe euro-atlantike. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi dhe theksuan se do të punohet në thellimin e tyre të mëtutjeshëm”, kumtoi Ministria e Maqedonisë e Punëve të Jashtme.