Ministri i Punëve të Jashtme i RM-së, Nikolla Dimitrov u takua me përfaqësuesin e sapoemëruar të UNICEF-it, Benxhamin Perks.

Siç kumtoi MPJ, ministri Dimitrov shprehi falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të UNICEF-it në planin e promovimit dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, me fokus të më të margjinalizuarve: fëmijët romë. fëmijët me pengesa dhe fëmijët viktima të dhunës dhe kqpërdorimit.

Bashkëbiseduesit, siç ceket në kumtesën e MPJ-së, e vlerësuan lartë bashkëpunimin e deritanishëm, ndërkaq në këtë kontekst u cek edhe rëndësia e zbatimit të mëtutjeshëm me sukses të Programit të përbashkët për shtetin 2016-2020.

Perks e shprehi angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet UNICEF-it dhe Qeverisë së RM-së në drejtim të përparimit të mëtutjeshëm në zbatimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve, si dhe Konventës për të drejtat e personave me pengesa.