Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë në sesionin e ministrave të punëve të jashtme si pjesë e konferencës së nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të “Procesit të Berlinit” qo do mbahet nesër në Trieste nën patronatin e kryeministri italian, Paolo Xhentiloni.

Sesionin do ta udhëheqë shefi i diplomacisë italiane, Anxhelino Alfano, në prani të eurokomisarit për zgjerim Johanes Han. Është parashikuar edhe fjalim i ministrit Dimitrov në Forumin e sektorit civil, kumtuan nga MPJ-ja.

Në margjinat e konferencës, siç theksohet, janë parashikuar disa takime dypalëshe të Dimitrovit, mes të cilëve edhe me kolegët e tij nga Italia dhe Franca.

Në konferencë do të marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, BeH-ja dhe katër vendet-anëtare me ndikim të BE-së: Gjermania, Austria, Franca dhe Italia.

Këtë vit në konferencë do të kyçet edhe shteti i pestë – Britania e Madhe në rolin e organizatorit të ardhshëm të kësaj konference në vitin 2018. Në cilësinë e vëzhguesve në proces mbeten Sllovenia dhe Kroacia.

Tematikisht, konferencat e sivjetshme të nivelit të lartë kanë axhendë të bazuar në dimension politik dhe ekonomik, me sesione paralele të nivelit të kryeministrave, ministrave të punëve të jashtme dhe ministrave të ekonomisë. Temat e deritanishme të konferencës përfshinin: projekte infrastrukturore për ndërlidhje transportuese dhe energjetike (Connectivity Agenda) dhe masa reformuese për implementimin e tyre, bashkëpunim të të rinjve dhe çështje dypalëshe, ndërsa nga ky vit kyçet edhe tema për Rajon ekonomik rajonal, me miratimin e Planit aksional për implementimin e saj.

Në margjinat e konferencës mbahet edhe forum biznesi dhe tubim i organizatave të sektorit civil/joqeveritar, ndërsa këtë vit vendoset seminar për antikorrupsion dhe Inaugurim i selisë së odave ekonomike rajonale, në Trieste.