Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Dubrovnik do të marrë pjesë në Forumin e 12-të tradicional të Dubrovnikut me titull “Bashkëpunimi i Adriatikut-Mesdheut dhe siguria në Evropën Juglindore”.

Si edhe viteve të kaluara edhe sivjet Forumi, informojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë, do t’u përkushtohet temave aktuale në rajon, zgjidhjes së sfidave të përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Adriatikut – Mesdheut, mundësi për zhvillimin e biznesit në Mesdheun lindor.

Gjithashtu në fokus të diskutimeve në Forum do të jetë edhe varësia e gjendjeve në Lindjen e Afërt, Afrikën e Veriut dhe Evropë si dhe mobilizimi dhe arsimimi i të rinjve.

Global