Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot realizoi takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë, i obliguar për çështje evropiane, Matti Maasikas, i cili qëndron për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Pas takimit ministri Dimitrov theksoi se Estonia gjithmonë ka qenë një prej mbështetësve tanë më të mëdhenj dhe e ka porositur zëvendësministrin Maasikas se ka pasur argumente të mjaftueshme ai të vazhdojë.

“Jemi të kënaqur që jemi në një moment të kapitullit të ri, të shpesës së re dhe angazhimeve të reja për ta hapur rrugën evropiane të vendit tonë, kemi kryesi që me dashamirësi e shikon këtë politikë. Si një politikë të zgjerimit të BE-së, si një prej veglave të fuqishme që Evropa e ka t’i transformojë ose të ndihmojë në transformimin e shoqërive tona në rajon, të jenë demokratë evropianë në të cilat do të qeveris e drejta”, theksoi Dimitrov.

Ministri e ka informuar mysafirin për agjendën vendore për reforma për Planin 3-6-9, për politikë të mirë fqinje që e hapi Qeveria e re e RM-së, për vizitën e Athinës si dhe për mbylljen e kësaj çështje me Bullgarinë.

“Folëm edhe për krizën politike dhe i sqarova se pse leksionin të cilin e kemi mësuar na bën aleatë të mirë të Komisionit Evropian, pasi që qëllimet janë të njëjta, të kemi institucione të pavarura, gjyqësi të pavarur, media të lira…”, shtoi Dimitrov.

Zëvendësministri i Estonisë Maasikas theksoi se BE-ja do të mbetet e hapur dhe se zgjerimi në bazë të meritave nuk është politikë vijuese. Mysafiri e konfirmoi vendosmërinë e Qeverisë së RM-së dhe porositi ata së bashku me partnerët në Këshillin e BE-së do ta mbështesin zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pritjet për datën për negociata me BE-në, Dimitrov tha se pa dallim se kurdo që fillojnë negociatat e tilla, Maqedonia duhet para së gjithash të bëjë reforma dhe se nevojitet bashkim për zbatimin e tyre.