Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla DImitrov sot qëndroi për vizitë pune në Vjenë në ftesë të shefit të diplomacisë austriake Sebastian Kurc.

“Fakti që vizita është një nga vizita e para bilaterale të ministrit të Punëve të Jashtme Dimitrov në vendet-anëtare të BE-së, jashtë fqinjëve, paraqet konfirmim më shumë për lidhjet e fuqishme të miqësisë dhe bashkëpunim midis dy vendeve dhe popujve”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Në bisedën me kolegun e tij austriak, ministri Dimitrov u falënderua për mbështetjen konsistente dhe të hapur në rrugën tonë ndaj anëtarësimit në BE, duke theksuar se Austria paraqet një nga miqtë më të rëndësishëm të BE-së për rajonin.

Në atë kuptim, Dimitrov veçanërisht e ka theksuar nevojën për arritjen e hapit esencial në procesin e integrimit të rajonit në BE edhe atë në dy anët – përfundim i detyrës vendore të vetë vendeve aspirante, por edhe futje të dinamikës së re në procesin e integrimit nga ana e vendeve anëtare.

“Republika e Maqedonisë në këtë rrugë është e vendosur, përmes punës së përkushtuar, t’ju ofrojë sa më shumë argumente partnerëve të tij evropianë dhe të paraqes shembull pozitiv për perspektivën evropiane të tërë rajonit. Kthimi i shpejtë i trenit integrativ për Brukselin mbrapa në binarët është nga rëndësia kyçe, ndërsa Maqedonia mund të jetë momenti i parë i ndritshëm në këtë rrugë të mundimshme”, konkludoi Dimitrov.

Ministri austriak Kurc konfirmoi se Austria mbetet mbështetësja e fuqishme e ardhmërisë evropiane e Maqedonisë, duke i përshëndetur angazhimet e Qeverisë së re reformuese të Republikës së Maqedonisë për reforma themelore në zonat kyçe, si dhe politika e marrëdhënies së hapur dhe pozitiv me fqinjët e tyre. Kurc e inkurajoni Qeverisë që të vazhdojë me hapa të tilla.

Bisedimet e dy shefave të diplomacive kanë përfshirë edhe tema lidhur me migrimin dhe përparimin e bashkëpunimit bilateral, ndërsa janë këmbyer mendime edhe për tema aktuale politike-të sigurimit në rajonin tonë dhe më gjerë.

Në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, ministri Dimitrov ka realizuar takim edhe me kryesuesin e Komisionit për politikë të jashtme në Këshillin nacional austriak, Jozef Çall dhe anëtarë të komisionit, kryetarin e Odës së industrialistëve të Austrisë, Georg Kapsh, ndërsa ka dhënë edhe intervistë për gazetën austriake “Die Presse.