Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në 33 ditët nga marrja e funksionit, me ftesë nga Komisioni kuvendor për politikë të jashtme, sot referoi para anëtarëve të tij për realizimet lidhur me qëllimet e politikës së jashtme dhe pozitës ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë.

Dimtirov theksoi se hapë kapitull të ri lidhur me politikën e jashtme të vendit dhe bëri thirrje për bashkëpunim dhe konsensus me opozitën. Theksoi se në realizimin e qëllimeve strategjike – anëtarësimin në NATO dhe BE dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore krahas kontekstit aktual ndërkombëtar, shtoi, Maqedonia duhet të jetë iniciative dhe e shkathët në mënyrë që të krijojë mbështetje dhe të zgjidhë probleme të cilat një kohë të gjatë janë të pranishme. Ai me atë rast foli edhe për vizitën në Athinë, vizitën e parë si shef i diplomacisë në drejtim të krijimit të klimës së volitshme për zgjidhjen e kontestit për emrin, i cili qëndron në rrugën e integrimit euroatlantik të vendit.

“Në takimet në Athinë nuk biseduam për emrin, nuk biseduam për propozime. Unë tregova se kur njëri fqinj e bllokon fqinjin tjetër për çështje aq të rëndësishme, praktikisht është e mbyllur dera drejt së ardhmes, kjo nuk krijon klimë të volitshme për zgjidhje të një çështje aqq thelbësore, por përkundrazi, na bën ne defansivë dhe të frikësuar. Greqia ka në disponim dhumë adute në këtë kuptim duke e shfrytëzuar anëtarësimin e vet edhe në BE edhe në NATO. Për këtë arsye bëra thirrje që Athina të mendojë se çfarë fqinji dëshiron të ketë dhe të investojë në raportet tona bilaterale duke lejuar hyrjen e RM-sç në NATO nën referencën e përkohshme. Atje nuk pati gatishmëri për një gjë të tillë, por edhe ne nuk do të heqim dorë nga binsja e mëtutjeshme”, tha Dimitrov.

Lidhur me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Dimitrov theksoi se për të po negociohet tashmë pesë vite, ndërsa Qeveria e re e cila e ndërmori para një muaji, ka vullnet dhe dëshirë të madhe politike, pasi që do të harmizohet teksti, ai të nënshkruhet në fillim të gushtit të këtij viti.

“Maqedonia duhet të tregojë kapacitet se mund të zgjidhë probleme të hapura. Moszgjidhja apo zgjidhja e kësaj marrëveshjeje ndikon edhe në relacionet me Greqinë dhe ne nuk mund dhe nuk do të duhej, nëse ka hapësirë, në pajtim me interesat tona shtetëroe, këtë çështje ta mbyllim. Do të ishte mospërgjegjësi që të mos e bëjmë këtë sepse përforcohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë t’i zgjidhim problemet me fqinjët tanë”, tha Dimitrov.

Gjatë debatit, deputetët nga opozita bënë thirrje për kudjes në politikën e jashtme dhe e theksuan rëndësinë e konsultimeve në Kuvend. Theksuan se do të jenë korrigjues të pushtetit, dhe se janë të gatshëm për bashkëpunimk, por se nuk do të lejojnë të jenë mbulesë për gabime eventuale të pushtetit për të cilat tregojnë. Deputetët nga shumica në pushtet, ndërkaq i mbështetën paralajmërimet për ndryshime drastike dhe kthesë në udhëheqjen e politikës së jashtme të cilën e paralajmëroi minsitri Dimitrov.

Në mbledhjen e sotme deputetët folën edhe për rastin e emërimit të Aleksandar Nikollovskit për ambasador të Maqedonisë në Bruksel për çka procedura ishte kontestuar nga Qeveria. Sipas ministrit Dimitrov, në këtë rast nuk është në pyetje kapaciteti dhe personaliteti i Nikollovskit, por përkatësia e tij politike dhe afërsia me kryesinë më të lartë të VMRO-DPMNE-së.