Potenciali për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Australisë është i madh, ndërsa vizita e parë e sotme e ministrit australian të Punëve të Jashtme të Maqedonisë është fillim i mirë që ai të fillojë të shfrytëzohet. Urë e këtij bashkëpunimi është diaspora e numërt e Maqedonisë në Australi, vlerësuan në konferencën e sotme për shtyp ministrja australiane e Punëve të Jashtme Xhuli Bishop dhe nikoqirit të saj shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Sipas ministres Bishop, shumë gjatë kohë nuk ka ndodhur një vizitë e këtillë në vend dhe shfaqi shpresë se ato do të jenë më të shpeshta në të ardhmen.

“Posaçërisht jam e kënaqur që jam këtu në këtë periudhë kur ka pritje të mëdha, mundësi të mëdha, në kohë kur populli i Maqedonisë ka qeveri të re dhe po nis një faqe të re. Vendi po hap një kapitull të ri dhe Australia ju inkurajon në zbatimin e të gjithë detyrave që janë vendosur në agjendë – reformat ekonomike, angazhimet për demokraci, vlerat demokratike, për qeverisjen e të drejtës dhe të drejtat e njeriut, zero toleranca për korrupsionin. Duhet të mbështeten përpjekjet në këto qëllime dhe do të bëjmë me çka mundemi që t’ju nxisim në përpjekjet tuaja”, tha Bishop.

Sipas Dimitrovit, kjo është ditë e madhe për ne për shkak se kjo është vizita e parë e një ministri nga Australia nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991.

“Ka potencial të madh për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale dhe do ta shfrytëzojmë këtë vizitë dhe këtë vëmendje që e merr rajoni si një fillim i shfrytëzimit të këtij potenciali. Shpresojmë se ky është vetëm një fillim. Dëshirojmë që të ketë, ndoshta jo tepër të shpeshta, duke pasur parasysh realitetin e gjeografisë, megjithatë takim të rregullta edhe të nivelit ministror dhe të nivelit më të lartë midis Republikës së Maqedonisë dhe Australisë”, tha Dimitrov.

Në nivel bilateral të dy vlerësuan se diaspora e numërt e Maqedonisë krijon lidhshmëri të ngushtë të nivelit të popujve të dy shteteve.

“Në Uinston, shteti prej nga vij, ka diasporë tejet të zëshme nga Maqedonia, e cila është e interesuar për atdheun e ri të tyre, por edhe për vendin e tyre amë dhe atë çfarë ndodh në të”, tha Bishop.

Dimitrov theksoi se pjesë të rëndësishme në bisedimet i kanë kushtuar pikërisht diasporës së Maqedonisë në Australi si urë e bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe si një nga bazat në të cilën do të mundemi edhe më tej t’i ndërtojmë marrëdhëniet.

Ministrat e Punëve të Jashtme janë përqendruar edhe në mundësitë për rritje të bashkëpunimit ekonomik, këmbimit tregtar midis dy vendeve, si dhe për sfidat globale siç janë kriza e emigrantëve dhe refugjatëve, lufta kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta të cilat mund t’i bëjnë të dy vendet si pjesë e Koalicionit kundër ISIS-it.

“Ndamë përvoja në ballafaqimin me terrorizmin. Mendoj se ka shumë mundësi për zhvillim të bashkëpunimit tonë në këtë pjesë të botës në përpjekjet tona për arritje të paqes dhe prosperitetit në botë të ngarkuar me shumë sfida”, porositi Bishop.

Shefi i diplomacisë australiane në Shkup pasdite do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi.

Ministrja australiane Bishop është për vizitë në Maqedoni në kuadër të turneut të saj në rajon, me qëllim që të fitojë perspektivë të mirë për rëndësinë e kësaj pjese të botës për lidhjet me BE-në dhe NATO-n. Në Shkup erdhi nga Kroacia, ndërsa nga këtu udhëton për në Serbi.