Ballkani, për nga pozita gjeografike nuk është në periferinë evropiane, por është në periferi të vëmendjes politike. Për momentin na nevojitet diplomaci e targetuar dhe vëmendje më e madhe. Gjeopolitika kthehet në Ballkan. Si edhe në natyrë, vakumi nuk tolerohet, por kërkon involvim dhe angazhim.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij në Forumin global në Varshavë i cili është organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Institutit polak për marrëdhënieve ndërkombëtare në kuadër të panel diskutimit kushtuar transatlantizmit në erën e jostabilitetit global.

Siç kumtoi MPJ, në forumin, në të cilin dje dhe sot krahas përfaqësuesve të lartë politik, morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve akademike dhe tink-tenqeve aktive në sferën e sigurisë, marrëdhënieve transatlantike dhe çështjet relevante gjeopolitike, Dimitrov krahas përqendrimit në vendin e rajonit në kontekstin aktual gjeopolitik, ka treguar edhe për përvojën e vendit në ballafaqim me krizën.

Ai ka theksuar, se përmes ballafaqimit me krizën, një prej leksioneve të cilat i mësuam është t’i kapim reformat dhe funksionimin e institucioneve seriozisht.

“Rasti ynë mund të shërbejë si mësim për partnerët tanë – BE-në dhe NATO-n që është aplikative për tërë rajonin: çfarë ndodh kur një vend është lënë më gjatë të presë pas dyerve të mbyllura pa perspektivë. Ne duhet të bashkohemi rreth vlerave evropiane, që të mos na largohen të rinjtë dhe më të aftit në Evropë”, theksoi Dimitrov.

Modalitetet për përforcimin e partneritetit trans-atlantik me qëllim të tejkalimit të sfidave rajonale dhe globale në rritje, të cilat lidhen me terrorizmin, migrimin ilegal dhe krimin e organizuar ishin në fokus të Forumit global në Varshavë në organizim të Këshillit Atlantik dhe Institutit polak për marrëdhënie ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë e shfrytëzoi qëndrimin në Varshavë për të realizuar takimin e parë me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Vitold Vashçikovski.

Ministri polak në një deklaratë për opinionin pas takimit, siç theksohet, e përshëndeti angazhimin e Qeverisë së re në fushën e stabilitetit të brendshëm dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe konfirmoi se Polonia i mbështet angazhimet me fqinjët dhe konfirmoi se Polonia i mbështet angazhimet e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO.

Në Forum mori pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, i cili me këtë e realizoi takimin e parë evropian në Poloni. Këtë vit, bashkëorganizator i Forumit global është Nisma Evropiane e tri deteve (Baltik – Detit të Zi – Detit Adriatik), qëndron në kumtesën e MPJ-së.