VMRO-DPMNE ka potencial kadrovik cilësor i cili edhe duhet që racionalisht të shfrytëzohet, thotë deputeti i kësaj partie dhe ish-kryeministri teknik i Maqedonisë Emil Dimitriev në intervistën dhënë Makfax-it.

Dimitriev ka shtuar se freskimet e paralajmëruara në parti do të ndodhin para zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim që të arrihet një rezultat sa më i mirë.

“Unë personalisht mbështes freskimin e partisë me kuadro që meritojnë të kenë një shans për ta dëshmuar veten. E dimë se VMRO-DPMNE-ja është parti e cila është për një kohë të gjatë në pushtet, ka persona që për dhjetë vite kanë qenë ministra, ata tashmë janë të lodhur dhe duhet që të pushojnë. Partia është materie e gjallë e cila kohë pas kohe duhet që të freskohet, me qëllim që të përmirësojë preformansat e saja”, ka thënë Dimitrievi.

Lidhur me idenë e reformave në parti, Dimitriev, thotë se të gjitha propozimet duhet të rishikohen brenda për brenda partisë dhe bashkarisht të vendoset nëse ata do të sjellin përmirësime të caktuara, apo jo.

“Mendimet e ndryshme janë thesar dhe parim i demokracisë. Nuk duhet që të gjitha idetë, thënë në mënyrë popullore, të priten me thikë. Disa sugjerime që jepen po i shoh si normale, si demokraci brendapartiake. Ata njerëz, janë njërëzit tonë, janë bashkëpartiakët tanë, personalisht njihem me ta, kemi kaluar shumë cikle zgjedhore dhe kemi ndarë shumë fitore dhe për këtë kam një qëndrim konkret për ta”, shton në intervistën e tij, Dimitriev.

T mobile In article [4]

Deputeti Dimitriev, gjithashtu thotë se çështjet e interesit kombëtar duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe përmes një debati të hapur edhe të përmbyllen. Ai nuk është decid se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do ta mbështes projekt ligjin për avamcimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Derisa ishte kryeministër teknik, shumë pak ishte vozitur me mercedesin dhe, siç edhe pohon vetë, për herë të fundit e ka parë në gjendje të rregullt, të pastër dhe pa gërvishtje.

Global