Ozkan i tregon Enginit se Ozan ka rrëmbyer të vëllanë. Engin i kërkon falje dhe ata vazhdojnë të punojnë së bashku. Ozkanit i lindin dyshime se Ozan është djali i Harunit nga ngjashmëria e tyre zike.

Xhansu pëson një tjetër krizë nga sëmundja dhe Keriman e shikon. Xhansu nuk e lejon Kerimanin t’i tregojë askujt se është ende sëmurë. Xhandan arrin të gjejë një njeri që do të blejë shtëpinë e Ekremit. Rahmi brind Ekremin ta heqë Xhandanin si avokaten e tij duke i thënë se Asumani është motra e Dilarë dhe se për këtë arsye Dilara nuk do ta besojë. Doktori i jep vetëm disa ditë kohë Dilarës për përmirësim, ndryshe ajo do të shpallet e vdekur. Xhandan merr paratë e shtëpisë së Ekremit pa i treguar asgjë atij. Xhandanit i vjen njoftimi se e ka hequr atë si avokate dhe mendon se fajin e ka Asu. Denis i ankohet Xhihanit për sjelljen obsesive të Xhansusë ndaj Emres. Ndërkohë që Dilara është në prag të vdekjes, Xhansu nuk ka shkuar për ta parë. Xhansu del në park me Emren por e zë paraliza dhe humb kontrollin e karrocës. Karroca përfundon në mes të makinave por një i panjohur e shpëton Emren. Damir i propozon Hazallit të largohen së bashku. Komisari ka dyshime se Hazall do të bashkëpunojë me Damirin. Mithat përpiqet të paralajmërojë Hazallin por komisari s’e lejon.

Asu mbetet pa banesë pasi Damir lë hotelin ku ishin bashkë dhe nuk i hap më telefonin. Asu kthehet në shtëpinë e Xhandanit për t’i kërkuar asaj falje. Ajo gjen paratë e shtëpisë së Ekremit në dhomën e Xhandanit dhe i merr. Denis e kupton se gjendja shëndetësore e Xhansusë është përkeqësuar. Asuman i përdor të gjitha paratë për vete. Xhandan rinis punën me transportin e diamanteve. Ozkan shikon Xhandanin duke takuar me kriminelët, pasi Rahmiu e kishte vënë roje. Xhandanin e vrasin kriminelët si hakmarrje për vrasjen e Halilit. Ata vihen në kërkim të Asus. Policia gjen Ozanin.

Dilara zgjohet dhe ka pranë Xhihanin. Harun shkon me policinë për të marrë Allazin nga Ozani. Ozan ofendohet kur kupton se Harun ka menduar se ai ka rrëmbyer të vëllain. Emine kupton se Ozan i ka dërguar një mesazh zanor ku i tregon vendndodhjen, që ditën e parë. Dilara ka humbur kujtesën e viteve të fundit e nuk e njeh as Allazin e as Hazallin. Hazall bëhet sërish xheloze për Xhansunë dhe rinis armiqësinë mes tyre. Harun mundohet t’i rikthejë Dilarës kujtesën duke e bindur se janë të martuar. Ozan vendos t’i mbajë qëndrim edhe Xhihanit. Dilara ndihet sikur është ende e martuar me Xhihanin. Doktori e siguron Dilarën se do t’i rikthehet kujtesa./revistawho/

T mobile In article [4]
Global