Një automobil i tipit “Porshe” mbrëmë është djegur para stadiumit të qytetit.
Siç njoftoi MPB-ja, 30 minuta pas mesnatës në NJIK-Shkup është denoncuar se në Shkup më saktësisht në Parkun e Qytetit në afërsi të Arenës “Telekom” ka pasur djegie të automobilit “Porshe” me targa shkupjane pronë e A.D., ndërsa i drejtuar nga M.D. nga Shkupi.
Nga ana e policit në vendin e ngjarjes është marrë një shishe me benzinë. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.