Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Burrel, ku ka marrë edhe dëmtime drejtuesi i mjetit gjatë tentativës për të shuar zjarrin.

Policia njoftoi se makina “Range Rover”  me drejtues shtetasin A.K, 32 vjeç, banues në Peshkopi kishte marrë flakë në vendin e quajtur “Kongrazhd”.

“Drejtuesi i automjetit në përpjekie për të shuar  flakët ka marrë dëmtime të lehta sipërfaqësore në njërën dorë. Shërbimet e policisë  e kanë transportuar në spitalin e Burrelit, për të marrë ndihmë mjeksore, ku pas marrjes së ndihmës së parë është larguar nga Spitali”, sqaron policia.

Mësohet se drejtuesi i automjetit po udhëtonte i vetëm në automjet.

Automjeti është djegur pothuaj plotësisht.

T mobile In article [4]

Nga veprimet e kryera  dhe nga deklarimet e drejtuesit të mjetit rezulton se shkaku  i rënies së zjarrit në automjet ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike në sistemin  elektrik të mjetit.

Global