Tre trafika dhe tre automjete janë djegur mbrëmë në Shkup, njoftoi policia.
“Mbrëmë rreth orës 01:00 në rrugën “Ferid Bajram” në Shkup, përballë shkollës fillore “Panajot Ginovski” ka rënë zjarr ku ishin përfshirë tre trafika pronarët e të cilave nuk dihen dhe tre automjete. Bëhet fjalë për automjet transporti “Iveko” me targa të Shkupit, automjet transporti “Ford Tranzit” me targa të Shkupit, pronë e D.S. dhe automjet udhëtimi “Opel Korsa” me targa në pronë të personit L.S njoftoi MPB.
Zjarri është lokalizuar, ndërsa ekspertiza siç informojnë nga MPB do të bëhet gjatë ditës