E mbollën e u kujdesën për arat me grurë që nga vjeshta e kaluar.
Por, kur u afrua koha ta korrin atë, dy fermerë nga Obiliqi mbetën pa fryt, njofton Klan Kosova.
Krejt kjo për shkak të zjarrit që i kaploi grunajat e tyre.
Komuna doli në vendin e ngjarjes, por tha se nuk kanë mjete për kompensim të dëmit.