Derisa po bëhen 20 vjet nga filmi ikonik, “Titanic”, Jack dhe Rose u ribashkuan për një qëllim të mirë – por këtë herë në tokë, e jo në det.

Në fakt, Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet që luajtën këto role janë “ribashkuar” në një darkë gala të organizuar nga Fondacioni “Leonardo DiCaprio”.

Kjo ngjarje që organizohet secilin vit në muajin korrik në St. Tropez të Francës i ofron një ofertuesi me fat mundësinë për të darkuar me yjet e Titanikut diku në muajin tetor apo nëntor në një vend të zgjedhur prej tyre në qytetin e New Yorkut.

Të ardhurat nga kjo gala mbrëmje dhe ankandi do të mbështesin Fondacionin e DiCaprios, i cili që nga viti 2008 ka mbledhur më shumë se 80 milionë dollarë për kauza mjedisore, transmeton Klan Kosova.

Darka me Winslet dhe DiCaprio do të ndihmojë edhe një fushatë, në të cilën aktorja është përfshirë e që ka për qëllim për të ndihmuar një nënë të re në Britani të Madhe të paguajë për trajtimin e kancerit.

T mobile In article [4]

Aktorja e themeloi Fondacionin “Golden Hat” që mbështet fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, dhe gjithashtu edhe organizatat bamirëse rajonale në Britaninë e Madhe dhe përpjekjet e individëve për mbledhjen e fondeve për trajtimin e kancerit.