Një video së fundmi ka qarkulluar në internet ku shihet një adoleshent duke u torturuar nga tre policë.

Tre zyrtarë të policisë janë pezulluar pasi videoja tregoi se ata kanë ushtruar dhunë të përsëritur ndaj viktimës pasi ky i fundit ishte i përkulur në një ulëse.

Jordan Elias Norris ishte 18 vjeç kur tre policët kishin ushtruar dhunë ndaj tij duke i shkaktuar 40 djegie përmes mjetit elektrik, njofton mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Një nga oficerët i tha atij se “Do të ta bëj këtë derisa të mbarohet nga bateritë”, ndëra një tjetër i thotë atij “të mos rezistojë”.

Viktima kaloi tre orë në ulëse dhe bërtimat e tij ngjanin me ato të vdekjes.

Ai tanimë ka nisur një padi kundër punëtorëve të burgut të “Cheatham County” duke i akuzuar ata për përdorimin e forcës së tepruar të ushtruar ndaj tij./Periskopi/

 

Video Player