Venezuela sot është përfshirë nga dhuna dhe trazirat të mëdha, të cilat përngjanin në skena lufte, ku protestuesit e opozitës u përplasën me trupat qeveritare, në përpjekjen e tyre për ta penguar votimin e organizuar nga qeveria e Nicolas Maduros.

Sot në Venezuelë është organizuar referendumi popullor, përmes të cilit Maduro pretendon të ndryshojë Kushtetutën, duke formuar Asamblenë Kushtetuese, përmes të cilës ai to të siguronte kompetenca të shtuar për vete dhe do ta anashkalonte Parlamentin e vendit.

Gjatë dhunës së sotme, raportohet për së paku një protestues të vrarë, një 43 vjeçar humbi jetën në qytetin perëndimor Barquisimeto, duke arrit në 126 numri i përgjithshëm i të vrarëve që nga fillimi i protestave tre muaj më parë, raportet e AFP.

Mediat raportojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit e kanë braktisur votimin.

Global