Dyzet e dy-vjeçarja A.M nga Tetova, dje ka raportuar dhunën në familje, ku në mbrëmjen e kaluar e kishte kryer burri i saj 41-vjeçar R.M, përcjell TetovaSot.

R.M rreth orës 21.30 minuta ka ardhur në shtëpi i alkoolizuar dhe pas një grindje të shkurtër verbale ai e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, në mënyrë të përsëritur duke e goditur atë në kokë dhe pastaj ka sulmuar edhe fëmijën vajzën 11-vjeçare. Pas një kohe të shkurtë kanë vrapuar fqinjët dhe e kanë ndal dhunën, por pas mbërritjes së djalit të tij, R.M përsëri ishte sjellë në mënyrë agresive, në të dy rastet ka marr edhe një thikë dhe ka kërcënuar edhe me jetë, pas së cilës ai ka dalë nga oborri, njofton SPB-Tetovë.

Policia së shpejti e ka arrestuar dhe më vonë është dërguar ne burgun e “Tetovës” dhe është mbajtur në burg, ku më herët ishte lëshuar në burgim shtëpiak./TetovaSot/