Papa Françesku ka thënë sot se është i alarmuar nga dhuna në Jerusalem dhe ka bërë thirrje për dialog dhe përmbajtje në mënyrë që të ndihmohet në rikthimin e paqes.

“Jam duke e përcjell me shqetësim dhunën dhe tensionet serioze të ditëve të fundit në Jerusalem. Ndiej nevojën të bëj thirrje nga zemra për përmbajtje dhe dialog,” ka thënë papa para pelegrinëve të mbledhur në sheshin Shën Peter, transmeton Express.

 Papa, po ashtu bëri thirrje për lutje me shpresën se të gjitha palët do të dalin me propozime për pajtim dhe paqe.

Tre izraelitë u theren me thikë për vdekje në një vendbanim hebre në Bregun e okupuar Perëndimor këtë të premte, pak orë pasi tre palestinezë u vranë në dhunën e nxitur nga instalimi i detektorëve të metalit nga Izraeli në një pikë të hyrjes në tempullin shenjtëror në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.