Njerëz të maskuar e të armatosur me gaz lotësjellës kanë plaçkitur rreth 20 turistë të cilët po prisnin për autobusët jashtë një hoteli në aeroportin e Parisit.

Hajdutët e veshur me të zeza, arritën në të paktën dy automjete në hotel pranë aeroportit Chares de Gaulle dhe plaçkitën të shtunën turistët francezë, amerikanë dhe marokenë.

Ata grabitën në bagazhet e tyre, sendet personale.

Hotelet përreth aeroportit, si dhe autostrada që çon në Charles de Gaulle dhe Le Bourget – aeroporti më i ngarkuar i aviacionit në Evropë – janë shpesh të synuara nga hajdutët, raportojnë autoritetet lokale, transmeton KK