Kishte ëndërruar gjithmonë të shkonte në altar me helikopter, dhe kjo ëndërr u bë makthi i saj. Ngjarja tragjike i ka ndodhur 32-vjeçares Rosemere do Nascimento Silva, nga Brazili. Helikopteri me të cilën planifikonte të shkonte drejt altarit është rrëzuar dhe ajo ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur vitin e shkuar dhe është rikthyer në vëmendjen e medieve botërore pas publikimit së fudnmi të pamjeve para ngjarjes tragjike nga kanali lajmeve, “G1 Oficial.”

Sipas Kolonelit të Fondit të Aeronautikës Luis Lupoli, imazhet tregojnë se ka mundësi që piloti Peterson Pinheiro ka bërë gabime në çastet e fundit të fluturimit.

Nusja e re kishte planifikuar gjithçka për t’i bërë surprizë bashkëshortit të saj dhe 300 të ftuarve në dasmë, por helikopteri u rrëzua.

Rosemere vdiq së bashku me vëllanë e saj, një fotografe shtatzënë 6-muajshe dhe piloti.

ImageRosemere do Nascimento Silva dhe i fejuari i saj Udirley Damasceno

Helikopteri u rrëzua rreth 1 milje larg destinacionit, ndërkohë që dhëndri 32 vjeç, nuk kishte asnjë ide për planet e të fejuarës së tij dhe e priste në altar.

ImageFotografja shtatëzënë Nayla Cristina Neves, e cila vdiq në aksident

Image

Loading...