Ata kanë tronditur mbarë Kanadanë. Vendim i shumëpritur i gjyqit për dy udhëheqësit fetarë të akuzuar për poligami pritet të merret ditën e sotme.

Winston Blackmore, 61 vjeç, akuzohet se ka plot 24 gra.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ish-vjehrri i tij, 53 vjeçari James Oler thuhet se gjithashtu është martuar me katër gra.

Ata janë të dy ish-peshkopët e Kishës Fundamentaliste  të Shenjtorëve Jezu Krishtit.

Sipas “BBC”, gjyqi historik i poligamisë pritet të testojë kufijtë e lirisë fetare në Kanada.

T mobile In article [4]

Poligamia është e paligjshme sipas nenit 293 të Kodit Penal të kombit kanadez, shkruan syri.net. Avokati i Blackmore ka argumentuar se poligamia kriminalistike shkel lirinë e besimit të klientit të tij.

Dy ish-peshkopët përballen me një dënim maksimal prej pesë vjetësh nëse shpallen fajtor.