Modelja shqiptare, Heidi Lushtaku është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Copëza nga përditshmëria e saj ndahen çdo ditë me ndjekësit e shumtë ku mes tjerash përfshihen momente nga puna, intimiteti me partnerin, Haxhi Krasniqi e jo vetëm.

Por, një detaj i ri është zbuluar sot nga vetë bukuroshja e cila në fotografitë e fundit është shfaqur me një qen.

Ajo ka bërë të ditur që është vegane, term i cili i referohet mënyrës së jetesës ku shmanget konsumimi i çdo gjëje që vie nga kafshët, prej mishit e deri tek produktet si qumështi e vezët.

Nuk dihet se sa i bën ‘problem’ kjo pjesë kur ka në krah Haxhi Krasniqin i cili falë profesionit duhet të ushqehet më ndryshe por dashuria për kafshët dhe promovimi i kauzave të tilla nga Heidi, pa dyshim që duhet komplimentuar.