Një shkupian 84-vjeçar sot pasdite në ora 12:40 e ka vrarë nipin e tij 32-vjeçar dhe i ka plagosur gruan dhe vajzën, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB konfirmon se sot rreth orës 12:40  në rrugën “Ho Shi Min” në lagjen Butel të Shkupit u denoncua se një shkupian, i identifikuar me inicialet B. T., i lindur në vitin 1933, ka shtënë me pistoletë në drejtim të bashkëshortes së tij P.T. Më pas ka shtënë edhe ndaj vajzës së tij L.S. (58) dhe ndaj nipit të tij T.S. (32), i cili ka vdekur nga plagët e marra.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12.40. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë nipi 34 vjeçar, ndërsa i dyshuari ka bërë vetëvrasje. Me automjetin e ambulancës së shpejtë në qendrën urgjentje janë transportuar dy gratë, të cilat sipas informatave fillestare, janë në rrezik për jetë”, njofton MPB.

Global