Sot pasdite ndodhi një aksident i madh në autostradën Kërçovë-Ohër gjegjësisht afër fshatit Kolari.

Siç mësoi portali TetovaSot, nga përplasja ballore e dy veturave kanë mbetur të plagosur 8 persona.

Pas aksidentit siç mëson TetovaSot ka arritur ambulanca e Ndihmës së Parë ku të lënduarit janë transferuar në Spitalin e Kërçovës. Siç mëson TetovaSot të lënduarit janë tetë persona, 4 prej tyre janë shtetas të Kosovë, ndërsa katër të tjerë janë nga Shkupi. Njëri nga kosovarët e ka pësuar më rëndë me fraktura në të këmbët, të tjerët me fraktura në duar dhe me lëndime të rënda.

Policia është në vendin e ngjarjes, dhe po heton shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin e rëndë./TetovaSot/